PROPOZIM-LIGJI PËR PJESËMARRJEN RINORE DHE POLITIKAT RINORE

 

  1. DISPOZITAT THEMELORE

 

Objekti i ligjit

Neni 1

 

Objekti i rregullimit i këtij ligji janë format e organizimit rinor, pjesëmarrja e të rinjve në procesin e krijimit të politikave rinore dhe në marrjen e vendimeve që iu takojnë po atyre, dokumentet strategjike në nivel kombëtar dhe lokal, si dhe aktivitetet dhe masat që ndërmarrin organet e udhëheqjes së shtetit dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale për avancimin e pozitës së të rinjve në shoqëri, si dhe informimi dhe planifikimi i përbashkët i aktiviteteve që lidhen me dhe për të rinjtë.

 

Sqarimi i termave

Neni 2

 

Termat e përdorur në këtë ligj kanë këtë kuptim:

  1. ‘’Të rinjtë” janë persona të moshës 15 deri 29 vjeç;

‘’Politika rinore” është përmbledhje masash dhe aktivitetesh që ndërmerren për të kënaqur nevojat e të rinjve, me qëllimin e realizimit të potencialit të tyre të plotë;

  1. ‘’Grup joformal të rinjsh” është formë asociacioni (bashkimi) i cili nuk është subjekt juridik dhe në të cilin të rinjtë bashkohen për realizimin e synimeve të përbashkëta;
  2. Puna rinore është procesi i organizuar dhe sistematik i edukimit dhe mbështetjes së zhvillimit autentik të të rinjve, për realizimin e gjithë potencialit të tyre personal, social dhe shoqëror dhe për inkuadrimin aktiv në jetën e bashkësisë;
  3. Punonjësit rinorë janë persona të kualifikuar që kanë kompetenca për të punuar me të rinjtë, duke zbatuar aktivitete me të cilat mbështetet zhvillimi i tyre personal dhe social, përmes mësimit formal dhe joformal.

 

 

Qëllimet themelore të ligjit

Neni 3

 

Ky ligj ka këto objektiva:

  1. Krijimi dhe zbatimi i politikës për të rinjtë në të gjitha nivelet, përmes qasjes shumësektoriale dhe duke u nisur nga nevojat dhe interesat e të rinjve;
  2. Përforcimi i pjesëmarrjes së të rinjve në proceset e krijimit të politikave për të rinjtë, informimi aktiv, promovimi dhe mbrojtja e interesave të të rinjve, si dhe ndërgjegjësimi i të rinjve për rëndësinë dhe për rolin e tyre shoqëror;
  3. Mbështetja dhe avancimi i organizimit rinor;
  4. Nxitja e dialogut strukturor në nivel lokal dhe kombëtar;
  5. Nxitja e vullnetarizmit, aktivizmit rinor dhe punës rinore;
  6. Nxitja e zhvillimit personal, profesional dhe social të të rinjve.

 

 

 

 

 

 

Neni 4

 

  • Parimet themelore mbi të cilat bazohet ky ligj janë:

 

  1. Barazia, mundësitë e barabarta dhe ndalimi i diskriminimit;
  2. Pavarësia, pluralizmi dhe demokracia në të gjitha format e organizimit rinor;
  3. Ndërgjegjësimi për rëndësinë e të rinjve dhe rolin e tyre shoqëror;
  4. Multikulturalizmi, interkulturalizmi dhe inkluziviteti në pjesëmarrjen aktive të të rinjve;
  5. Përgjegjësia dhe solidariteti te të rinjtë;
  6. Bashkëpunimi ndërinstitucional gjatë krijimit dhe zbatimit të politikave rinore.

 

(2) Të gjitha format e organizimit rinor si dhe organet e udhëheqjes shtetërore gjatë veprimeve dhe gjatë aktiviteteve që iu përkasin të rinjve, do t’iu përmbahen parimeve të alinesë 1 të këtij neni.

 

 

  1. FORMAT E ORGANIZIMIT DHE PËRFAQËSIMIT RINOR

 

Organizimi rinor

Neni 5

 

Organizatë rinore quajmë çdo organizatë e regjistruar sipas ligjit të asociacioneve dhe fondacioneve, kuvendi i së cilës, që është organi vendimmarrës më i lartë, përbëhet nga të paktën dy të tretat e të rinjve të moshave nga 15 deri 29 vjeç,  objektivat dhe aktivitetet e së cilës definohen dhe orientohen drejt avancimit të interesave të të rinjve.

 

Organizata për të rinj

Neni 6

 

Organizatë për të rinj është çdo organizata e regjistruar sipas ligjit të asociacioneve dhe fondacioneve, e cila nuk udhëhiqet nga të rinjtë, ose ajo organizatë që është pjesë e një subjekti tjetër juridik (parti politike, sindikat etj.), një pjesë e objektivave dhe aktiviteteve programore të së cilës iu drejtohen interesave të të rinjve.

 

Organizatat rinore ombrellë

Neni  7

 

  • Organizata rinore ombrellë janë organizata në të cilat janë anëtarësohen format e organizimit rino, të cilat bashkohen mbi bazën e realizimit të objektivave specifike në interes të të rinjve.
  • Organizata rinore ombrellë duhet:

–  të ketë të paktën dhjetë anëtare nga të paktën pesë rajone plani të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

–    në organin drejtues më të lartë të paktën dy të tretat të jenë të rinj;

–    të regjistrohet sipas ligjit të asociacioneve dhe fondacioneve.

 

  • Organizata rinore ombrellë ka statutin e vet.

 

Neni 8        

 

Organizatat rinore ombrellë mund:

  • të marrin pjesë në procesin e krijimit të ligjeve, dokumenteve të politikave dhe dokumenteve të tjera strategjike, si dhe dokumenteve të tjera në fushën në të cilën veprojnë;
  • të marrin pjesën në zbatimin, ndjekjen dhe vlerësimin e politikave për të rinjtë në fushat në të cilat veprojnë;
  • të mbështesin organizimin dhe bashkimin rinor në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
  • të përfaqësojnë objektivat e përbashkëta në fushat e veçanta në të cilat veprojnë, që janë në interes të të rinjve;
  • vendimmarrësve t’iu propozojnë masa dhe aksione në fushat në të cilat veprojnë;
  • të zbatojnë analiza dhe hulumtime në lidhje me zhvillimin e të rinjve në shoqëri.
  • të zbatojnë aktivitetet që mundëson ky ligj, aktet nënligjore të tjera dhe statutin e organizatës.

 

Trupi përfaqësues kombëtar i të rinjve

Neni 9

 

Trupi përfaqësues kombëtar i të rinjve është unioni i formave të organizimit rinor i cili përfaqëson, koordinon dhe avancon interesat e organizimit rinor, ndërsa në marrëdhëniet me organet e udhëheqjes shtetërore njihet si përfaqësuesi kryesor i organizimit rinor në nivel kombëtar.

Trupi përfaqësues kombëtar themelohet nga të paktën dy të tretat e organizatave të regjistruara në regjistrin e Agjencisë së të Rinjve dhe Sportit, nga të gjitha rajonet e planit, të cilat kanë të paktën një vit që zbatojnë aktivitete politike ose aktivitete që iu drejtohen të rinjve.

Trupi përfaqësues kombëtar i të rinjve i alinesë 1 së këtij neni themelohet, organizohet, funksionon dhe regjistrohet me kushte dhe mënyra të përcaktuara me ligj.

Trupi përfaqësues i të rinjve ka  një statut i cili miratohet nga shumica e numrit të përgjithshëm të përfaqësuesve.

Me statut rregullohen struktura e brendshme, mënyra e punës, zgjedhja e përfaqësuesve, vërtetimi i anëtarësisë dhe çështje të tjera që lidhen me organizimin dhe funksionimin e trupit përfaqësues kombëtar të të rinjve.

 

Neni 10

Fushëveprimi i trupit përfaqësues kombëtar përbëhet nga:

  • Promovimi i bashkëpunimit mes të rinjve dhe me të rinjtë;
  • Promovimi i pjesëmarrjes rinore në krijimin e politikave rinore;
  • Përfaqësimi i të rinjve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në nivel kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar;
  • Nxitja dhe avancimi i organizimit rinor në nivel lokal dhe kombëtar;
  • Propozimi i aksioneve dhe masave për vendimmarrësit në drejtim të mbështetjes së nevojave dhe interesave të të rinjve;
  • Zgjedhja e përfaqësuesve rinorë në trupin këshillimor për politikat rinore;
  • Aktivitete të tjera për promovimin e interesave të organizimit rinor dhe pjesëmarrjes sipas këtij ligji dhe statutit.

 

Harxhimet operative për organizimin e kuvendeve të përgjithshme dhe mbledhjeve me anëtarët e trupit, pasi të jetë dorëzuar më parë plani financiar, mbulohen me financat e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të gjitha financat në dispozicion të trupit përfaqësues kombëtar përdoren ekskluzivisht për realizimin e kompetencave që parashikohen me këtë nen.

 

III. REGJISTRI I FORMAVE TË ORGANIZIMIT RINOR

Neni 11

 

  • Regjistrin e organizatave rinore dhe organizatave për të rinjtë e mban Agjencia e të Rinjve dhe Sportit.
  • Gjatë regjistrimit në regjistrin e alinesë 1 të këtj neni, organizatat detyrohen që Agencisë së të Rinjve dhe Sportit t’i dorëzojnë:
  • kërkesën për regjistrimin në regjistër;
  • vendimin për regjistrimin e kryer në Regjistrin Qendror të RMV-së;
  • listën e themeluesve të organizatës;
  • statutin e organizatës;
  • programin e punës së organizatës;
  • numrin e përgjithshëm të anëtarëve; dhe numrin e anëtarëve të moshës nga 15 deri 29 vjeç.

 

  • Agjencia e të Rinjve dhe Sportit vendos me vendim regjistrimi në afat prej 15 ditësh nga data e pranimit të kërkesës për regjistrimin në regjistër.
  • Formën, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit e përcakton Agjencia e të Rinjve dhe Sportit.
  • Regjistri është publik dhe i qasshëm në faqen e internetit të Agjencisë së të Rinjve dhe Sportit.

 

 

 

  1. PJESËMARRJA RINORE

 

Trupi këshillimor kombëtar për politikat rinore

Neni 12      

 

  • Trupi këshillimor kombëtar për politikat rinore (në tekstin e metejshëm: trupi këshillimor) është trupi i bashkëpunimit mes përfaqësuesve rinorë dhe përfaqësuesve të udhëheqjes shtetërore, i cili ka rol këshillimor dhe mbikëqyrës gjatë zbatimit të politikave rinore dhe aktiviteteve për të rinjtë.
  • Trupi këshillimor kombëtar për politikat rinore formohet me vendim të Qeverisë së RMV-së.
  • Trupi këshillimor kombëtar për politikat rinore përbëhet nga përfaqësues të emëruar nga organet e udhëheqjes shtetërore, jo më shumë se tetë anëtarë, dhe nëntë përfaqësues të zgjedhur nga trupi përfaqësues kombëtar i të rinjve.
  • Anëtarët e emëruar nga organet e udhëheqjes shtetërore kanë mandat trevjeçar me të drejtë të rizgjedhen një herë.
  • Trupi këshillimor kombëtar për politikat rinore sjell rregulloren e vet të punës.
  • Mbështetje administrative, financiare dhe logjistike për punën e trupit këshillimor kombëtar për politikat rinore jep Qeveria e RMV-së.

 

Neni 13

 

  • Kompetencat e trupit këshillimor kombëtar për politikat rinore:

 

  • Jep mendime dhe rekomandime për zbatimin e rregullave dhe politikave rinore;
  • Jep mendime për strategjinë rinore kombëtare dhe planin e aksionit për zbatimin e strategjisë rinore kombëtare;
  • Jep mendim për financat buxhetore të destinuara për të rinjtë, si dhe propozime, mendime dhe rekomandime për financimin e aktiviteteve që lidhen me të rinjtë;
  • Jep mendim për pjesëmarrjen dhe punën e këshillave rinorë pranë njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Qytetit të Shkupit;
  • Inicon shqyrtimin e çështjeve të të rinjve te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Propozon krijimin e mekanizmave për vlerësimin e pjesëmarrjes rinore dhe për realizimin e interesave rinorë në jetën shoqërore;
  • Publikon raporte (tematike dhe periodike) për të drejtat, mundësitë dhe nevojat e të rinjve të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Ndjek rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe zotohet për të përmirësuar politikat për të rinjtë;
  • Organizon evente dhe konsultime për punën e tij me organizatat rinore dhe të rinjtë;
  • Kryen aktivitete të tjera që lidhen me të rinjtë dhe interesat e tyre, sipas rregullores dhe këtij ligji.
  1. KËSHILLAT RINORË LOKALË

 

Formimi i këshillave rinorë lokalë

Neni 14

 

  • Njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe Qyteti i Shkupit në statutin e tyre parashikojnë formimin e këshillave rinorë lokalë.
  • KRL-të kanë rol këshillimor dhe përfaqësues në NJVL dhe Qytetin e Shkupit, nga fushëveprimi i çështjeve dhe politikave rinore.
  • Përfaqësuesit e këshillit rinor lokale kanë të drejtë:
  • të propozojnë pika të rendit të ditës, që prekin të rinjtë, në këshillin e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Qytetit të Shkupit;
  • të inicojnë çështje për të rinjtë nga fushëveprimi i njësisë së vetëqeverisjes lokale ose Qytetit të Shkupit;
  • të inicojnë, të marrin pjesë dhe të japin informacione kthyese për procesin e strategjisë rinore lokale dhe të politikave të tjera;
  • t’iu dorëzojnë informacione njësive të vetëqeverisjes lokale ose Qytetit të Shkupit për çështje që iu përkasin të rinjve;
  • të kryejnë punë të tjera këshillimore dhe përfaqësuese në përputhje me këtë ligj.
  • Numri i anëtarëve të KRL-ve është tek dhe nuk tejkalon një të tretën e anëtarëve të këshillit komunal, por nuk numëron më pak se pesë persona.
  • Anëtarët e KRL-së kanë mandat dyvjeçar me të drejtë për t’u rizgjedhur një herë.

 

 

Kuvendi lokal i të rinjve

Neni 15

 

  • Bordi iniciativ shpall thirrje për kuvendin lokal në përputhje me statutin e NJVL-së, sipas parimit të të qenit transparent dhe publik.
  • Në kuvendin e të rinjve mund të anëtarësohen organizata rinore, organizata për të rinjtë, forume rinore partiake, organizata nxënësish dhe studentësh, grupe joformale dhe forma të tjera të bashkimit të të rinjve.
  • Format e organizimit dhe të bashkimit të alinesë 2 të nenit 15 nuk janë të detyruara të regjistrohen në njësinë e vetëqeverisjes lokale, në kuvendin e së cilës marrin pjesë.
  • Format e organizimit që janë anëtare të kuvendit vjetor për të rinjtë, emërojnë delegatin dhe zëvendësdelegatin.
  • Delegati dhe zëvendësdelegati nga alineja e mëparshme janë banorë të njësisë së vetëqeverisjes lokale të moshës nga 15 deri në 29 vjeç.

 

 

Zgjedhja e anëtarëve të këshillit rinor lokal

Neni 16

 

  • Kuvendi shpall thirrje publike për anëtarët e këshillit rinor lokal.
  • Thirrja publike publikohet në faqen e internetit të NJVL-së dhe Qytetit të Shkupit.
  • Kuvendi i zgjedh anëtarët e KRL-së përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta me votim të fshehtë ku të gjithë delegatët e kuvendit rinor lokal kanë të drejtë vote.
  • Anëtarë të zgjedhur të KRL-së janë ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota nga delegatët e pranishëm.
  • Anëtarët e këshillave rinorë lokalë të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe të Qytetit të Shkupit verifikohen nga njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe Qyteti i Shkupit, pas vendimit të marrë për zgjedhjen e anëtarëve nga ana e kuvendit të të rinjve të njësive të vetëqeverisjes lokale ose i Qytetit të Shkupit.
  • Nga anëtarët e zgjedhur të KRL-së zgjidhen kryetari dhe zëvendëskryetari.

 

 

 

 

  1. POLITIKAT PËR TË RINJTË

 

Strategjia rinore kombëtare

Neni 17

 

  • Strategjinë rinore kombëtare e harton Agjencia e të Rinjve dhe Sportit përmes një procesi konsultativ, gjithëpërfshirës dhe transparent.
  • Agjencia e të Rinjve dhe Sportit ia dorëzon strategjinë Qeverisë së RMV-së, pas konsultimit paraprak me trupin këshillimor kombëtar për të rinjtë.
  • Strategjinë kombëtare për të rinjtë e sjell Qeveria e RMV-së.
  • Strategjia kombëtare për të rinjtë sillet për një periudhë kohore pesëvjeçare.
  • Planet e aksionit të strategjisë kombëtare sillen për një periudhë prej një deri tre vjet dhe për to dorëzohet edhe buxheti i realizimit.
  • Strategjia rinore kombëtare zbatohet me financat e Buxhetit të RMV-së.
  • Qeveria e RMV-së harton raport vjetor për zbatimin e strategjisë kombëtare për të rinjtë dhe planin e aksionit, i cili shqyrtohet në Kuvend.

 

 

Strategjia rinore lokale

Neni 18

  • Strategjia rinore lokale sillet në bashkëpunim me këshillin rinor lokal dhe format e tjera të organizimit rinor.
  • Strategjia rinore lokale sillet për një periudhë kohore prej pesë vjetësh.
  • Strategjinë rinore lokale e sjell këshilli i njësive të vetëqeverisjes lokale dhe i Qytetit të Shkupit.
  • Strategjia rinore lokale është në përputhje me strategjinë rinore kombëtare.
  • Planet e aksionit të strategjisë rinore lokale sillen për një periudhë kohore nga një deri tre vjet dhe për to dorëzohet edhe buxheti i realizimit.
  • Strategjia rinore lokale zbatohet me financat e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe të Qytetit të Shkupit.

 

VII. SHËRBIMET PËR TË RINJTË

 

Zyra e të rinjve

Neni 19

 

Njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe Qyteti i Shkupit themelojnë zyrën e të rinjve nga ku në kuadër të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Qytetit të Shkupit koordinohet puna për të rinjtë dhe është pika parësore për drejtimin e të rinjve në nivel lokal.

 

 

Qendra rinore

Neni 20

 

  • Qendrat rinore janë vende në të cilat hartohen dhe zbatohen programe që përmirësojnë mirëqenien e të rinjve, zhvillimin e jetës personale, sociale dhe profesionale dhe ku jepen informacione me interes të madh për të rinjtë dhe aspektet e tjera të jetës së të rinjve.
  • Në qendrën rinore organizohen debate dhe trajnime. Ai shfrytëzohet falas nga këshillat rinorë lokalë dhe format e tjera të organizimit rinor.
  • Në qendrën rinore formohen klube rinore për edukimin mes moshatarëve.
  • Përgjegjësit e punës me të rinjtë në qendrën rinore do të jenë punjonjësit rinorë.
  • Administrimi i qendrave rinore do të rregullohet me akte të miratuara nga njësite e vetëqeverisjes lokale.

 

Neni 21

 

Për ndjekjen e punës së qendrave rinore raportet vjetore i dorëzohen BNJVL-së.

 

Neni 22

 

Organet e udhëheqjes shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe Qyteti i Shkupit ngarkohen të emërojnë një nëpunës për të rinjtë,  i cili është personi përgjegjës për punën e zyrës së të rinjve për koordinimin, zbatimin dhe ndjekjen e çështjeve me interes për të rinjtë dhe të fushëveprimit  të institucionit.

 

Nëpunësit për të rinjtë hartojnë raporte vjetore për punën e institucioneve të fushëveprimit për të rinjtë, të cilat i dorëzojnë tek Agjencia e të Rinjve dhe Sportit dhe i publikojnë në faqen e internetit të organeve shtetërore, të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe të Qytetit të Shkupit.

 

Informatat e kontaktit me nëpunëst e të rinjve janë publike dhe të arritshme përmes mjeteve të informimit të organeve të udhëheqjes shtetërore, të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe të Qytetit të Shkupit.

 

VIII. FINANCIMI

 

Neni 23

 

Për zbatimin e ligjit për të rinjtë Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në nivel vjetor ndan të paktën 1%.

Nga buxhetet e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe nga buxheti i Qytetit të Shkupit për të rinjtë ndahen të paktën 0,5% në nivel vjetor.

 

  1. DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

 

Neni 24

  • Qeveria e RMV-së, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe Qyteti i Shkupit sjellin rregullore për kushtet e shpërndarjes dhe përdorimit të financave buxhetore të parashikuara në nenin 10, më së voni 90 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
  • Qeveria RMV-së sjell rregullore për mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesve rinorë dhe përfaqësuesve të institucioneve të parashikuara në nenin 12,  më së voni 180 ditë nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
  • Njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe Qyteti i Shkupit themelojnë zyrën e të rinjve më së voni 90 ditë nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
  • Organet e udhëheqjes shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe Qyteti i Shkupit përcaktojnë nëpunësin e të rinjve më së voni 60 ditë nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
  • Agjencia e të Rinjve dhe Sportit harton regjistrin e organizatave rinore në afat prej 60 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtj ligji.
  • Sektori i të rinjve pranë Agjencisë së të Rinjve dhe Sportit themelon dhe drejton repartin hulumtues për tema të ndryshme që lidhen me të rinjtë.
  • Në afat prej pesë vjetësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe Qyteti i Shkupit hapin qendra rinore.

 

Neni 25

 

Ky ligj hyn në fuqi 8 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të RMV-së.

Ваш коментар